Ja neni i Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut që penalizon Darian Pavlin

Në rregullat e Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, në  nenin 28 flitet qartë për përjashtimin  e gjyqtarëve që ushtrojnë profesione publike.

Pikërisht në nenin 28, pika d shprehet qartë se  ai ose ajo që ka shprehur mendime publikisht, përmes komunikimit të mediave, me shkrim, për veprimet e tij ose të saj publike, ndikojnë negativisht për të dhe për favoret që disponon.

Emri i Pavlit figuron në dokumente si ekspert ligjor i ‘EURALIUS’ dhe si jurist i Fondacionit për Shoqëri të Hapur, që i përket miliarderit të shumëpërfolur George Soros.

Ai ka shërbyer si këshilltar i Komisionit të Posaçëm Parlamentar i Reformës në Drejtësi, çka do të thotë se kjo reformë është konceptuar dhe zbatuar nga Fondacioni ‘Soros’. I gjithë ky fakt hedh poshtë besushëmërinë, paanshmërinë dhe efektivitetin që nga rrënjët e kësaj reforme.

Për më tepër Darian Pavli është është zgjedhur në Gjykatën Europiane të Drejtave të Njeriut, edhe pse nuk ka asnjë eksperiencë gjyqësore, por thjesht se ka punuar për Fondacionin e Soros në Shqipëri.

Pra duket fare qartë  që procesi i vettingut është kthyer në dystandartizim dhe sipas nenit 28, pika d,  të Gjykatës për të Drejtat e Njeriut, Dritan Pavli duhet të përjashtohet nga ky post, për shkak të lidhjes që ka me politikën.