Ja si e demaskoi “megavjedhjen e rrugës së Kakomesë” z.Kelment Baxherri ish-kryeplaku i fshatit Nivicë

Ditën e djeshme fshati Nivicë Sarandë ka bërë kallzim kundër shtetasit Luan Leka dhe dhe shtetasin Vladimir Kumi njëkohësisht kanë kallzuar dhe shoqërinë “Gjikuria”.

Shtetasi Vladimir Kumi  në kohën kur ka qenë Kryetar Komune është bërë një tender dhe pikërisht për faktin se në Rrugën kryesoren që lidhet me fshatin Kakome është bërë një segment rrugor që lidh Kakomen me rrugën kryesore, ky projekt nuk është bërë ashtu siç ishte miratuar duke vjedhur shtetin nga persona që kanë për detyrë ta ruajnë atë njëkohësisht rruga e Kakomesë ka qenë e projektuar të zhvillohej deri në bregdet por ajo është zhvilluar deri në një pjesë dhe është lënë pa përfunduar. Nga ana tjetër shtetit Shqiptar i është prezantuar si një punë e përfunduar. Pra duket qartë se jemi përpara veprës penale të vjedhjes duke shpërdoruar detyrën në bashkëpunim me shoqërinë Gjikuria sh.p.k parashikuar nga  neni 135 i Kodit Penal, Falsifikim dok dhe Shpërdorim detyre nga shtetasi Vladimir Kumi. Sa më sipër është kërkuar Ndjekje penale të shtetasit Vladimir Kumi dhe shoqërisë Gjikuria sh.p.k , dhe njëkohësisht për shtetasin Luan

Leka  dhe Shaban Mehmiaj të cilët sipas banorëve kanë mashtruar shtetin dhe banorët me dokumenta të falsifikuara.  Kallzimi i është kundrejtuar SPAKUT

Por vite më pare, fshati Nivicë Sarandë e ka denoncuar dhe kundërshtuar ktë megavjedhje të pretenduar , të bërë nga shtetasi Vladimir Kumi  në kohën kur ka qenë Kryetar Komune,  dhe është  demaskuar nga kryeplaku i asaj kohe Kelment Baxherri, i cili me mbledhje të panumërta me banorët e fshatit e ka ngritur si problematikë,  por nga administrata e asaj kohe të drejtuar nga z. Kumi nuk janë marrë masa për të rregulluar këtë paligjshmëri , dhe këto mosveprime e bëjnë këtë të fundit përgjegjës përpara ligjit.