Znj. Çiftja ka punuar si juriste për më shumë se 16 vjet dhe fillimisht e ka nisur karrierën si ka nisur si ndihmëse ligjore në një zyrë avokatie.
Për periudhën 2001- 2009, znj. Çiftja ka punuar pranë kompanisë greke “Egnatia O.Albania”, pjesë e grupit të kompanive greke “Egnatia Group of Companies” , në pozicionin e këshilltares së përgjithshme/drejtores ligjore dhe rregullatore për zbatimin e projektit të përhapjes së rrjetit të telefonisë celulare “AMC”, në fushën e telekomunikacionit.
Për periudhën 2009- 2017, juristja Çiftja ka punuar pranë shoqërisë së mirënjohur norvegjeze “Statkraft AS” për filialin e krijuar prej saj në vendin tonë, “Devoll Hydropoëer sh.a.” Në këtë kompani, znj. Çiftja ka mbajtur disa pozicione të rëndësishme drejtuese dhe menaxheriale, si këshilltare e përgjithshme/drejtore ligjore për Shqipërinë, drejtuese për përputhshmërinë me Kodin e Etikës, si edhe anëtare e bordit menaxhues të shoqërisë.
Pas 8 vitesh në funksione të ndryshme pranë kësaj kompanie, znj. Çiftja u zgjodh në qershor 2017 nga Kuvendi i Republikës së Shqipërisë në postin e Komisioneres pranë Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Ajo ka marrë pjesë në kualifikime të ndryshme profesionale, brenda dhe jashtë vendit. Zotëron shumë mirë gjuhën angleze dhe italiane.
Në dokumentacionin e paraqitur përpara komisioneve si në Komisionin e ngritur në Institucionin e Avokatit të Popullit dhe Kuvëndit të Republikës së Shqipërisë na rezulton se komisionerja Etleda Çiftja ka paraqitur fakte të rreme përpara institucioneve dhe ky fakt përbën fakt penal.
Në CV dhe në komisionet përkatëse nga Etleda Çiftja është paraqitur fakt i rrem dhe pikërisht fakti i zotërimit shumë mirë i gjuhës Angleze, dokumenti i paraqitur nga Etlida Çiftja nuk është çertifikatë për njohuri të gjuhës Angleze, por është një test report form, i cili ka të cituar te pjesa lartë shënimin se: personi i testuar duhet të ritestohet pas dy viteve që të pajiset me certifikatë pra duket qartë se Etlida Çiftja ka gënjyer përpara institucioneve duke e ngarkuar këtë person me përgjegjësi penale
Njëkohësisht niveli i njohurive të Etlida Çiftes është b2, pra nivel mesatar dhe jo me njohuri shumë mirë që i ka niveli c dhe niveli d ashtu siç e kërkon dhe pozicioni i punës në “KPK” i përcaktuar sipas parashikimeve të ligjit Nr. 84/2016 Për Rivlersimin Kalimtar të Gjyqtarëve dhe Prokurorëve në Republikën e Shqipërisë dhe pikërisht në nenin 6 ku përcaktohen Kriteret e zgjedhjes së anëtarëve të institucioneve të rivlerësimit gj) zotëron shumë mirë gjuhën angleze.
Komisionerja Etleda Çiftja ka një pasuri e cila ndodhet në zonën Kadastrale 2292,me nr pasurie 131/54, me indeks harte K-34-100-(177-D),me adresë Kavajë, lloji pasurisë Arë, e përfituar me Kontratë Shitje, me datë regjistrimi 15.09.2006, me sipërfaqe 3443 m2.