Aktualisht, komisioneri Lulzim hamitaj është Sekretar i Përgjithshëm i Kryeministrit Edi Rama. Komisioneri Lulzim Hamitaj është I pozicionuar po ashtu edhe në radhët e komisionerëve. Prandaj, mesa duket Hamitaj e ka lekun letër dhe as që merakoset për pasurinë korruptive. Verifikojmë pasurinë e komisionerit në të cilën dallojmë qartë sa i pangopur rezulton, duke kërkuar sërish të qëndrojë gjatë nën petkun e komisionerit.
Hamitaj rezulton të jetë pronar i 4 apartamenteve dhe një toke në Mullet, Tiranë, vlera e të cilave arrin në mbi 400 mijë euro, është pronar i një apartamenti me vlerë 180 mijë euro, si edhe të një garsoniere, me vlerë 60 mijë euro, të cilat ndodhen në kryeqytetin italian, Romë.
Po ashtu, Komisioneri Hamitaj rezulton gjithashtu pronar i dy apartamenteve në Tiranë. Njëri, me vlerë 70 mijë euro, është blerë prej tij në vitin 2010, si edhe një tjetër apartament në Farkë, me vlerë 34 mijë euro. Komisioneri Lulzim Hamitaj hiqet si gjel I krekosur në vetting por harron që vetting është proces që filtron të korruptuarit dhe jo t’i mbrojë.
Komisionerët e Vetingut duhet të ishin të parët që duhet të kalonin në filtrat e “verifikimit të hollësishëm”, para se ata të merrnin detyrën për pastrimin e sistemit të drejtësisë nga gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar.