“Janë zgjedhur 3 vajza e 11 djem deri tani”. Autorja e Për’Puthen, Olsa Muhameti jep detajet: Edhe pak…

Së shpejti nis sezoni i tretë i Për’Puthen. Autorja e programit Olsa Muhameti ka dhënë disa detaje gjatë një bisede virtuale me ndjekësit.

Kështu, ajo ka zbuluar se “Për’puthen” nis më 6 shtator dhe se janë në momentet e fundit të audicioneve.

Po ashtu, Olsa ka treguar se janë zgjedhur edhe konkurrentët e parë që do të futen në studio. “Tashmë 3 vajza janë vendosur dhe 11 djem. Edhe pak ditë audicione do të vendosin përfundimisht kasting-un e ri të “Për’puthen”.-ka shkruar ajo kur është pyetur nëse janë zgjedhur konkurrentët e parë.