“Nëse keni të vjella dhe diarre, mos i neglizhoni se…”. Brataj ka një thirrje për qytetarët

Shefi i Urgjencës, Skënder Brataj ka një thirrje për të gjithë qytetarët lidhur me simptomat e variantit Delta. Ai tha se nuk duhen neglizhuar të vjellat dhe diarreja.

Në një intervistë për Top Channel, Brataj shprehet se vetëm brenda një nate mund të shtrohen deri në 16 persona të infektuar. Ai shton se kush ka këto simptoma, të mos i ngatërrojë me virozën por të bëjë testin.

“Nëse keni të vjella e diarre, mos e neglizhoni duke u justifikuar se është virozë por bëni testin, pasi këto janë shenja të mutacionit Delta. Duke mos u diagnostikuar vini në rrezik 7 deri në 10 persona të tjerë. Çdo 24 orë raportohen shifra në rritje të numrit të të infektuarve, por ata janë më shumë për shkak se njerëzit nuk shkojnë të bëjnë testin. Tregues i rëndësishëm është numri në rritje i pacientëve në spital. Vetëm një natë më pare janë shtruar 16 persona,”- tha Brataj.