Bilanci i javës nga koronavirusi në Shqipëri është mbyllur me 111 viktima dhe 7484 raste të reja nga e hëna në të diel. Sot ministria e Shëndetësisë njoftoi se janë shënuar 13 humbje jete dhe 1184 raste të reja nga 4013 testime në të gjithë vendin. Dita më e zezë këtë javë ka qenë e premtja me 19 viktima, ndërsa sot u shënuan më shumë raste, 1184.
Mjaft e rëndë duket gjendja në spitale. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe në dy spitale rajonale po trajtohen 632 pacientë, 40 në terapi intensive nga të cilët 14 pacientë janë të intubuar. Situata është alarmante, por ndërgjegjësimi i qytetarëve dhe politikanëve në takimet elektorale nuk është i tillë, parashikimet janë të zymta.