“Jemi në 2021 ka lloj-lloj mënyrash për t’u dobësuar”. Ndjekësja e ‘kritikoi’, Enca i ‘mbyll gojën’ me këtë përgjigje

Këngëtarja e njohur Enca Haxhia ka marrë disa pushime por vijon të jetë aktive në rrjetet sociale. Së fundmi,këngëtarja ka publikuar një foto ku shkruan se për shkak të aksidentit në këmbë ka shtuar disa kilogramë. Por një prej ndjekësve e ka kritikuar pikërisht për kilogramët.

“Jemi në 2021-in, ka lloj-lloj mënyra për t’u dobësuar, s’e kuptoj pse rri akoma e kolme”, i shkroi një ndjekëse, identitetin e së cilës Haxhia vendosi të mos e zbulonte, pavarësisht se përgjigjen ia ktheu publikisht, duke shkruar: “Sepse më pëlqen? Ndihem shumë mirë? S’kam ndërmend të bëj operacione? Meshkujt vdesin pas meje? Shpresoj të jenë mjaftueshëm arsye”.

Enca vazhdoi përgjigjen me anë të një komenti tjetër që një ndjekës i kishte bërë: “Perfekt je moj. Po pula mos të kish mish, s’e kish hangër askush. Dukesh bukur”.

Pas këtyre fjalëve, Enca shtoi: “Ose, ose, siç thotë dhe një ndjekësi im tjetër… Dashuri për të gjitha vajzat e mia të dobëta dhe të kolme”.