Juristi i Kadastrës Mikel Zaho ditën e sotme ka rënë në prangat e Policisë së Durrësit.
Bëhet me dije se hetimi për Mikel Zahon ka nisur për një tjetërsimin e një parcele 2000 metra katrorë në Plepa.
Prokuroria ka kërkuar arrestimin e personave të përfshirë, ndërsa policia ka ekzekutuar urdhrin duke arrestuar Zahon brenda Kadastrës së Durrësit.
Hetimi është kryer nga prokurori Madrid Kullolli, pritet të ketë edhe arrestime të tjera.
Kujtojmë që më parë Mikel Zaho është arrestuar për dosjen e Kepit të Rodonit, për tjetërsimin e 68 mijë metër katrorë, i dyshuar për veprat penale “Shpërdorimi i detyrës” dhe “Falsifikimi i dokumenteve”.