Kallzohen në “SPAK” për katër tendera korruptiv/Kryetari bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari dhe drejtori i urbanistikës Ferdinand Potro

Konflikti i lindur për ndërtimin e një ujësjellësi mes banorëve të fshatit Lumas dhe Bashkisë së Kuçovës, ka çuar në SPAK kryetarin e bashkisë Kreshnik Hajdari.

Mësohet se plot 250 banorë të fshatit Lumas të bashkisë Kuçovë, kanë firmosur një kallzim për ku i janë drejtuar SPAK për hetime të një teenderi korruptiv të kryer nga matrapazi Hajdari i cili përveç se ka shpërdoruar fondet publike ka dhënë një vendim për lejimin e ndërtimeve të ujësjellësit, në kanionin e Lumit Sinec në Kuçovë e cila është zonë e mbrojtur e kategorisë së tretë.

Veç këtij kallzimi, mësohet se 250 banorët e fshatit Lumas, kanë paraqitur në prokurorinë e Posaçme SPAK dhe një tjetër kallzim penal për “Shpërdorim detyre” dhe korrupsion it ë zgjedhurve vendor, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Kryetari i  bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari dhe drejtori i urbanistikës Ferdinand Potro dhe disa punonjës të tjërë të kësaj bashkie janë kallzuar në “SPAK” për të paktën 4 projekte të tjërë kriminal dhe korruptiv.

Përveç kompanisë,“Salillari” janë të implikuar dhe të tjërë subjekte tregtare në këtë veprimtari korruptive  dhe tashmë janë pjesë e hetimeve të SPAK.

Konflikti midis 250 banorët e fshatit Lumas dhe kryetari i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari, ka lindur për arsye se ky i fundit ka miratuar lejë ndërtimi të një ujësjellësi, në Kanionin e Lumit Sinec, që sipas tyre është zonë e mbrojtur dhe shpallur monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.

Në këtë zonë është dhe një burim uji, i cili është pjesë e këtij monumenti natyror dhe bashkia  Kuçovë nëpërmjet kryetarit të bashkisë Kreshnik Hajdari, ka nxjrrrë një leje ndërtimi dhe pikërisht leja infrastrukture e muajit tetor 2020, e cila do të zhvillohet në Kanionin e Lumit Sinec,e cila është zonë e Mbrojtur dhe shpallur Monument Natyre.

Në publikimet në vijim do tju japim detaje nga kallzimi penal i kryer nga 250 banorët e fshatit Lumas kundër  kryetarit i Bashkisë Kuçovë, Kreshnik Hajdari.