Kallzohet në SPAK krye krimineli Neritan Nallbati /Dyshohet për korrupsion me Pëllumb Salillarin

Në policinë e Beratit policia është kthyer në shërbim të Pëllumb Salillarit, me në krye kriminelin Neritan Nallbati, i cili bën terror banorëve të fshatit Lumas të Bashkisë Kuçovë, me qëllim përmbushjen e inetersave të tij korruptive, oligarkëve dhe interest private të shoqërive tregtare.
Banorët e fshatit Lumas të Bashkisë Kuçovë, kanë ushtruar të drejtën e tyre protestës, për të mbrojtur burimin e ujit të Sinecit, një e drejtë kushtetuese e tyre.
Sipas banorëve tyre projekti është bërë pa pranine e banorëve dhe i është shpallur edhe firma fituese kjo e fundit ka filluar punimet, njëkohësisht nga ana e kryetarit të Bashkisë Kuçovë janë kryer shpërdorime të fondeve publike dhe për këtë është kallzuar në SPAK ditën e djeshme.
Banorët u shprehën se nuk lejojnë tu marrin ujin ky është i vetmi burim që i mban në këte zone me të cilin jetojnë dhe njëkohësisht është dhe monument natyre nga viti 2002.
Sipas tyre burimi i Kanionit Sinec është duke u shkatërruar nga dora kriminale e kryetarit të Bashkisë Kuçovë Kreshnik Hajdari, dhe vetëm për interesa korruptive pasi në këtë zonë janë gjithsej 6 ujsjellsa.
Ata kanë bllokuar mjetet e firmës, ku policia ka përdorur mënyra të çnjerzore dhe gjatë protestës pati dhe përplasje dhe policia ka ushtruar dhunë me urdhër të Neritan Nallbati, e cila ishte në vendngjarje që në momentin kur nisi përplasja.
Nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Kuçovë filloi proçedimi penal për shtetasit: A.Sh., 74 vjeç, R.S.,67 vjeç ,A.S., 36 vjeç, R.Sh.,56 vjeç, S.G., 41 vjeç, Sh.S 69 vjeç, banues në fshatin Lumas, Kuçovë të gjithë punëtorë dhe njerëz të cilët nuk kanë kryer asnjëherë krime në jetën e tyre.
Kryebanditi Neritan Nallbati ka arritje të jshtzakonshme me rastin e mësipërm pasi ka proçeduar penalisht në 6 të moshuar të cilët luftojnë për mbijetesë, dhe materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të rendit publik”, “Organizimi dhe pjesmarrja në grumbullime dhe manifestime të paligjëshme”,” Pengimi i qarkullimit të mjeteve të transportit”.
Por cili është Neritan Nallbati?
Neritan Nallbati ka qënë i shkarkuar nga policia e shtetit, dhe është ripranuar më 09.10.2013, grada “Drejtues”, Drejtoria e Policisë Qarku Elbasan, përjashtuar në vitin 2003 për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.
Neritan Nallbati është një Drejtor Policie,i cili dhe në ditët e sotme shkel ligjin në mënyrën më flagrante, pasi nga investigimi i bërë nga ana e infront.org, Neritan Nallbati urdhëron oficerët e policisë të kryejnë arrestime të paligjshme në dëm të qytetarëve të ndryshëm, dhe më pas Prokuroria e Rrethit Gjyqësor Berat i ka konstatuar këto arrestime si flagrante në shkelje të ligjit.
Veprimet e kryera nga ana e krye kriminelin Neritan Nallbati janë dhe më të rënda se ato për të cilat ky polic është përjashtuar në vitin 2003 për shkelje ligjore gjatë ushtrimit të detyrës.
Por kryepolici i krimit në rastin konkret është kthyer dhe në shërbim të subjekteve tregtare private dhe pikërisht në shërbim të Pëllumb Salillarit dhe kjo sipas banorëve bëhet vetëm për një arsye të vetme i cili është korrupsioni i cili është i dokumentuar dhe është evident.
Por kryepolici i krimit ka vënë në shërbim të Pëllumb Salillarit, të gjithë policinë e shtetit dhe kjo është e provuar se 5 ditë policia ka tentuar forcërish të dhunoj banorët e fshatit Lumas, Kuçovë.
Nga ana jonë është e provuar me dokumenta se Kryebanditi Neritan Nallbati, ka vënë në dispozicion policinë e shtetit në inters të subjekteve tregtare.
Duke u ndodhur përpara fakteve se kur ka prova dhe dyshime se Kryebanditi Neritan Nallbati, ka kryer veprime arbitrare banorët e fshatit Lumas, kanë dyshime dhe informacione se kemi të bëjme me element të veprës penale të korrupsionit, dhe për këtë është kallzuar në SPAK nga 200 banorë të këtij Fshati.