Kaloi 4 semaforë të kuq dhe u përplas me shtyllën, vdes reperi i famshëm, “Porsche” i tij bëhet copë

Reperi i famshëm grek, Mad Clip ka humbur jetën pas një aksidenti tragjik në Athinë. I riu po kthehej nga dasma e një shoku dhe refuzoi t’i ndalonte postbllokut të policisë.

Ai kaloi 4 semaforë të kuq dhe në fund përfundoi duke e përplasur Porschen e tij me një shtyllë.

U deshën rreth 2 orë që ai të nxirrej nga automjeti teksa në spital ndërroi jetë.

Mad Clip emrin e vërtetë e ka Peter Anastosopoulos dhe ka lindur në New York të SHBA nga prindër grekë.