Kanë mbërritur së fundmi në aeroportin e Rinasit dhe 150 qytetarë afganë të tjerë.
Avioni i ardhur nga Abu Dabi është ulur në pistë rreth orës 5 të mëngjesit. 103 persona janë akomoduar në Qytetin Studenti dhe 47 të tjerë në struktura hoteljere në Durrës.
Në total janë 607 qytetarë afganë të ardhur në Shqipëri 4 ditët e fundit.