“Kanë shkatërruar çdo gjë”/ Ukrainasja që jeton në Shqipëri zbulon si po jeton familja e saj mes luftës

Oksana Genkina është një shtetase ukrainase që prej disa vitesh jeton dhe punon në Shqipëri. Mëngjesin e sotëm, ajo ishte e ftuar në emisionin “Wake Up” në Top Channel, ku tregoi se si është gjendja në shtetin e saj dhe si është familja.

“Vëllanë e kam mjek është në punë. Motrat me fëmijët janë në bodrum se qyteti im po bombardohet. Kanë shkatërruar çdo gjë”, tha Oksana.

E pyetur nëse e kanë parë si opsion largimin nga Ukraina, ajo tha se kur ka pasur bisedime të politikës se do ketë luftë, ajo dhe bashkëshorti u kanë thënë që të vinin në Shqipëri.

Sipas Genkinas, ata nuk kanë pranuar sepse në atë kohë jeta vijonte normalisht dhe nuk e besonin se do të niste lufta.

“Por kur më erdhi mesazhi në katër të mëngjesit se kanë nisur bombardimet. Është e rrezikshme me dalë në rrugë, jo më të largohesh. Kanë vrarë edhe njerëzit që kanë qenë në autobus duke u larguar”, tha Oksana.