Karaburuni dhe Kanina “nën pushtetin” e flakëve, digjet një sipërfaqe e madhe me bimësi (VIDEO)

Karaburuni dhe Kanina janë përfshirë nga zjarri mbrëmjen e sotme. Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme me bimësi dhe shkurre.

Forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për shuarjen e flakëve, të cilat po përhapen me shpejtësi edhe për shkakj të erës. Situata është problematike dhe tejet shqetësuese.

Në Karaburun janë 8 forca zjarrfikëse të zonave të mbrojtura. Në Tragjas të Vlorës ndërkohë ka ende vatra zjarri aktive.