Pas një muaj fushate zgjedhore, ka rinisur sërish sot puna e Kuvendit, ku në hyrje të seancës janë betuar katër deputetë të rinj të cilët morën mandatin sot.Katër mandatet e ndërprera nga ish-deputetët, i kalojnë kandidatëve vijues në listën e zonës përkatëse, ku ruhet balanca e gjinisë.Katër deputetët e rinj janë Asllan Dogjani, Ludovik Hasani, Xhafa dhe Frrok Gjini.Në seancën e sotme, sipas kalendarit të publikuar nga Kuvendi pritet të miratohen dy projektligje të cilat kanë të bëjnë me ratifikimin e marrëveshjeve për zhvillimin e integruar rajonal dhe ndërtimin e urës ndërkufitare mbi lumin Buna.