Kërcënimi i gjyqtares Anila Karanxha dhe skenari për të liruar kërcënuesin Andri Leka; provë që krimi e policia janë grup

A do lejohet SHÇBA, të fillojë hetimin për kryepolicin Ledio Gëzim Lushka?/ Nuk dihet, nëse shefi Komisariatit Nr. 2 Tiranë; e ka dorëzuar apo jo telefonin e kërcënuesit Andri Leka dhe 1 pasaportë të tij false në prokurori marrë në vendin e ngjarjes, madje flitet dhe për 1 pistoletë të gjetur në brez; por ka prova se kërcënimi ndaj gjyqtares Anila Karanxha, është bërë për shkak të detyrës, mbasi me çështjet e gjykuara prej saj, janë cënuar interesa të këtij grupi mafioz, “koka” e të cilit është një ish-politikan “sheik” shumë aktiv në media

Dy fakte, që tregojnë se zhdukja e provave dhe lënia në liri e kriminelëve, shpesh fillon nga shefat e policisë, kur kriminelët janë të lidhur me ta:
– Më 22 korrik 2021, gjyqtarja Anila Karanxha, denoncoi kërcënimet e shpeshta e të frikshme prej disa muajsh, që 39-vjeçari Andri Leka i bënte për shkak të detyrës, si shërbim ndaj një grupi të strukturuar kriminal, ku ky “i fortë” është pjesë drejtuese.
– Më 28 qershor 2021, ministri Bledar Çuçi, duke folur për “të fortët” që nuk preken; deklaroi se policia i arreston kriminelët e dorëzon prova për ta, por prokuroria dhe gjykata i lënë të lirë.
Natyrisht, që ka ndodhur e vazhdon të ndodhë ajo që tha Çuci, mirëpo rasti i kërcënimit të gjyqtares Anila Karanxha para 1 jave, tregoi se vetë Shefi i Komisariatit Nr. 2 të Tiranës, Ledio Lushka, bëri gjithë përpjekjet e mundshme private e zyrtare, për të shpëtuar kërcënuesin Andri Leka, nga paraburgimi e procedimi penal.
Së pari, gjyqtarja Anila Karanxha, përjetoi familjarisht tmerrin edhe disa javë pas denoncimit, mbasi policia bënte sikur nuk e gjente dot kriminelin Andri Leka, kur ai ka biznese e vila në Durrës dhe Tiranë, madje dhe miq drejtues policie, njëri shefi i Komisariatit Nr. 2, Ledio Lushka.
Së dyti, ka prova se kërcënimi ndaj gjyqtares Anila Karanxha, është bërë për shkak të detyrës, mbasi me çështjet e gjykuara prej saj, janë cënuar interesat e këtij grupi mafioz, “koka” e të cilit është një ish-politikan mafioz shumë aktiv në media.
Indicia tjetër, tregon se kërcënimi ndaj gjyqtares Anila Karanxha, është porositur e financuar, nga disa funksionarë të lartë të botës së krimit brenda sistemit të drejtësisë, të cilët janë në “Veting”, por i kanë dhënë garanci paprekshmërie kërcënuesit Andri Leka.
Pas shoqërimit në polici e pas arrestimit, shtetasi Andri Leka i ndihmuar nga organizata kriminale, ka tentuar të lirohej e ndiqej penalisht në gjendje të lirë, ku pjesë e skenarit ishte dhe aktrimi i tij si i sëmurë rëndë para e pas prangosjes.
Ky skenar lirimi, me gjoja “Sëmundje të rëndë”, u dirigjua nga vetë Shefi i Komisariatit të Policisë Nr. 2 Tiranë, Ledio Lushka; i cili bëri një shpërdorim të hapur e të plotë të detyrës, për të shpëtuar nga prangat, mikun e tij kriminel që kërcënoi gjyqtaren Anila Karanxha.
Në momentin e prangosjes, sipas skenarit të gjoja gjendjes së “rëndë shëndetësore”, shefi i komisariatit çoi ambulancën, me qëllim që “i forti” Andri Leka, të mos çohej në qeli por në spital e më pas, me ekspertim mjeko-ligjor fals të hetohej në gjendje të lirë.
Mbase ministrit Bledar Çuçi, nuk i duket çudi, interesimi kaq i madh jashtë kompetencave që bëri Shefi i Komisariatit Nr. 2, Ledio Lushka me shoqërim të ambulancës deri në spital; kur po ky “tip”, në kohën e detyrës së Shefit të Krimeve deri para 20 ditësh, ka lënë persona të plagosur, me orë të tëra në vendet e ngjarjes.
Sa për kujtesë të ministrit Çuci, bëjmë me dije faktin, se Shefi i Komisariatit, ka vijuar skenarin e tij në favor të kërcënuesit Andri Leka, duke kryer veprime të tjera kriminale, të cilat kanë dëmtuar rëndë hetimet e këtij rasti, me qëllim favorizimin e grupit kriminal me zhdukje provash
Me urdhër të shefit Ledio Lushka, është zhdukur telefoni i të arrestuarit Andri Leka, i cili ka pasur për detyrë ta sekuestronte në cilësinë e provës kryesore materiale të krimit, pasi shumica e kërcënimeve ndaj gjyqtares janë bërë me atë telefon.
Madje, përveç kërcënimeve ndaj gjyqtares, brenda telefonit të shtetasit Andri Leka, ka dhe prova për vepra të tjera kriminale, që do çonin te zbardhja e aktivitetit të këtij grupi të strukturuar kriminal, me lidhje të shumta në kupolën e politikës, të oligarkisë ekonomike, policisë e brenda drejtësisë.
Nuk dihet ende, nëse shefi komisariatit e ka dorëzuar telefonin e kërcënuesit Andri Leka dhe një pasaportë të tij false në prokurori e flitet për një pistoletë të gjetur në brez; por dihet fakti, se skenari me aktrimin si i sëmurë rëndë, dështoi e ai është në paraburgim.

Ndërsa miku i tij, Shefi i Komisariatit Nr. 2, që bëri gjithçka për t’i zhdukur provat e krimit dhe për ta shpëtuar nga prangat, vazhdon të jetë në detyrë si i komanduar.
Nëse SHÇBA, do lejohet ta hetojë këtë kryepolic, duhet ta trajtojë si “Veprim me dashje për të shpëtuar një eksponent krimi”; për faktin se Ledio Lushka e njeh mirë Kodin Penal, mbasi ka diplomë të Universitetit-Vlorë për “Master e Drejtë Penale”. Kaq për sot, shef Ledio! pamfleti news