Gjykata e Tiranës vendosi masën e sigurisë arrest me burg për 39-vjeçarin Andri Leka, i arrestuar 3 ditë më parë nga policia, pasi akuzohet se ka kërcënuar me mesazhe dhe letra gjyqtaren Anila Karanxha.
39-vjeçari u arrestua pas denoncimit për kanosje për shkak të detyrës ndaj gjyqtares Karanxha.
Leka akuzohet se prej disa muajsh ka kërcënuar me letra dhe mesazhe telefonike gjyqtaren e Gjykatës së Tiranës.