Drejtori i KESH, Benet Beci ka zbuluar si po menaxhohet situata në kaskadën e Drinit për shkak të situatës së krijuar nga sasia e madhe e reshjeve në ditët e fundit në vend.
Beci ka theksuar se janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese me një prodhim ditor prej 29,000 MËH në ditë për të plotësuar të gjitha nevojat për energji elektrike.
Drejtori i KESH shtoi se do të vazhdojë të ndjekë me detaje situatën hidroenergjitike të kaskadës për të garantuar siguri të plotë të digave ndërsa janë parashikuar që ditët në vijim të nisin sërish reshjet e shiut.
Njoftimi i plotë:
PËRDITËSIM/ KESH vijon punën normalisht në menaxhimin e prurjeve në kaskadën e lumit Drin. Aktualisht janë angazhuar të gjitha kapacitetet gjeneruese, me një prodhim ditor prej 29,000 MËH(në ditë) duke plotësuar të gjithë nevojat për energji elektrike të konsumatorit fundor.
Niveli i liqeneve paraqitet si më poshtë:
HEC Fierzë, 288.76 m (nga 296m niveli maksimum i lejuar)
HEC Koman, 170.70 m (nga 176 m niveli mksimum i lejuar)
HEC Vau Dejës, 72.14 m (nga 76 m niveli maksimum i lejuar)
Bazuar në të dhënat e orëve të fundit të Raportit Hidro- Meteorologjik, nivelet e shkarkimeve në 3 Hidrocentralet janë:
HEC Fierzë, shkarkimet nga 400m3/s janë ndalur plotësisht.
HEC Koman, shkarkimet nga 500m3/s janë ndalur plotësisht.
HEC Vau Dejës, shkarkimet nga 700 m3/sek janë ulur në 300 m3/s.
KESH do të vazhdojë të ndjekë me vëmendje situatën hidroenergjitike të kaskadës dhe do të vijoj të marrë gjithë masat e nevojshme për administrimin e prurjeve dhe ruajtjen e niveleve optimale, duke garantuar sigurinë e plotë të digave dhe shmangien e impaktit social mjedisor në zonat e banuara.