“Kielini është idhulli im”, intervista speciale e Kumbullës: Konferencë Liga, arritja ime më e madhe

Mbrojtësi shqiptar Marasha Kumbulla që luan për Romën ka dhënë një intervistë për faqen zyrtare të klubit. Ai ka zbuluar pseudonimin, ushqimin, idhullin e tij. Ndër të tjera Kumbulla ka folur edhe kë cilëson arritjen e tij më të madhe.Kush është pseudonimi yt?

Marashone.

Kush është ushqimi yt i preferuar?

Djathë me piper të zi.

Po idhulli jot në futboll?

Xhorxho Kielini.

Kush është filmi ose seriali i preferuar?

Peaky Blinders.

Kush është arritja jote më e madhe në karrierë?

Të fitoja Konferencë Ligën.

A kemi marrë ndonjë trofe në një sport tjetër?

Në tenis.