Britma, ulërima dhe plumba! Si e vrau burri gruan dhe vëllanë në Gramsh?

Një vrasje e dyfishtë ndodhi brenda një familje në fshatin Tervol të Gramshit pasditen e sotme. Autori 75-vjeç, Xhevit Sinani ka vrarë gruan, Zeqinenë dhe vëllain e tij Shaqirin.

Shkaqet e ngjarjes së rëndë janë të panjohura. Pas goditjes me sende të forta janë qëlluar me çifte nga autori.

Fillimisht ka qëlluar gruan në shtëpi dhe më pas ka shkuar te vëllai duke e ekzekutuar

Autori i dyshuar është arrestuar nga policia, pasi ishte larguar nga vendngjarja. Forcat e policisë ndodhen në skenën e krimit dhe kanë nisur hetimet.

Ngjarja ka tronditur familjarët. Ishte vetë autori që mori në telefon djemtë dhe i lajmëroi për krimin.