Shaban Murseli, i ati i Naim Murselit ka folur për takimet e nivelit të lartë që zhvillonte herë pas here i biri në Shqipëri.
Në një intevistë për emisionin “Me zemër të hapur”, në neës24, ai është se nëse i biri kishte në plan të zhvillonte një investim strategjik në Shqipëri, ndërsa u shpreh se ai zhvillonte herë pas here takime të nivelit të lartë me presidentë, kryeministra, përfshirë këtu edhe kreun e qeverisë Edi Rama.
“Ka qenë disa herë në Shqipëri ka takuar presidentë, kryeministra, me Edi Ramën ka pasur takime. Ka qenë kur u nënshkrua kontrata e aeroportit të Vlorës”, thotë ai.
Ndërsa i pyetur për pasurinë që zotëronte, ai theksoi se Naimi kishte punuar që prej moshës 14 vjeçare, dhe kjo mund të ishte arsyeja e vetme.
Unë nuk kam informatë që udhëheq biznesin e dikujt. Ka punuar që 14 vjeç edhe ajo ka qenë”, tha babai.
Ndërsa sa i përket aludimeve në rrjet, se Naimi kishte borxhe apo merrej me lojëra fati, Shaban Murseli i hodhi poshtë këto akuza.
“Kurrë, as s’ka luajt as s’din me lujt, as s’është e vërtetë edhe i ka urryer lojërat e fatit. Unë e dëgjova se paska pas edhe lidhje dashurie me burrë, po ajo është e tmerrshme.”