Komisioneri Roland  Ilia kërkon qiqra në hell

 Gjyqtari Roland Ilia i cili është sot anëtar në rradhët e KPK-së është hetuar për akuzën e kryerjes së veprimeve që pengojnë zbardhjen e të vërtetës. Emri i komisionerit Roland Ilia, rezulton në një dosje penale të prokurorisë së Shkodrës, ku është marrë nën hetim nga prokuroria për akuzën e “Veprime që pengojnë zbardhjen e së vërtetës”.

Sipas burime konfidenciale për In-Front.org, bëhet fjalë për dosjen me nr. 964, të vitit 2016 ku gjatë një hetimi proaktiv, në lidhje me këtë procedim, duke përfshirë përgjimet të bisedave telefonike  me studente dhe vëzhgime në terren nga policia, në vende publike, janë marrë nën hetim 19 persona, ku 12 prej të cilëve në 2016 është vendosur njoftimi i akuzës nga ana e prokurorisë Shkodër.

Në dosje thuhet se Roland Ilia, nuk ka bashkëpunuar me oficerët e policisë gjyqësore duke mos vënë në dispozicion fletoret e provimeve. I pyetur në cilësinë e personit ndaj të cilit zhvillohen hetime Roland Ilia, ka deklaruar se nuk ka qenë në zyrë nga fundi i korrikut dhe deri më datë 07 shtator 2016. Sipas tij, fletoret e provimeve nuk kanë qenë në vendin ku ai i kishte lënë, pasi çelësin e raftit e kishin shumë persona. Për këtë arsye ai nuk e ka ditur se ku ndodheshin këto fletore.  Roland Ilia mban aktualisht titullin e komisionerit i cili është i pari që po e shkel ligjin me të dyja këmbët. Harrojnë këta komisionerë se kanë për detyrë të deklarojnë çdo vendim që është marrë ndaj tyre.  Sipas ligjit Nr. 138/2015 është detyrim të deklarosh çdo vendim për garantimin dhe integritetin e personave që emërohen ose ushtrojnë funksione publike.

Komisioneri Roland Ilia nuk ka deklaruar vendimin për të përfituar nga pozicioni i ofruar, por harron se në këtë lloj forme kontribuon jo për të vendosur reformën në drejtësi por për ta përmbysur atë.