Komisioneri për zgjerim, Olivier Varhelyi ka reaguar në Twitter pas takimit në Bruksel me Ramën , duke theksaur se Shqipëria ka plotësuar kushtet për mbajtjen e Konferencës së Parë Ndërqeveritare me BE-në.
Kmisioneri Varhelyi i bën thirrje Shqipërisë që të mos ndalë punën dhe të shtojë arritjet e deritanishme.
“Pavarësisht sfidave të jashtëzakonshme që ka sjellë pandemia Covid-19 dhe tërmeti i vitit 2019, Shqipëria i ka mbajtur premtimet e saj dhe i ka plotësuar kushtetet për Konferencën e parë Ndërqeveritare. Mbetet me rëndësi që që mos ndalojë puna dhe që arritjet të pasurohen”, shkruan Varhelyi në Twitter.