Ndërtimi pa leje është një vepër penale e dënueshme nga Kodi Penal i Republikës së Shqipërisë e parashikuar edhe në nenin 199/a i ligjit nr. 10023 ku madje edhe vete Xhensila Pini më datë 27.11.2008 do të parashikonte se “Ndërtimi i paligjshëm i një objekti në tokën e vet dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit. Por kjo vepër e kryer në tokë publike ose shtetërore apo në tokën e tjetrit, dënohet me burgim nga një deri në 5 vjet.”
Xhensila Pine qëndron e heshtur dhe bashkë me të dhe drejtësia. Ajo që bie në sy është fakti që edhe pse Xhensila Pine është e kallëzuar në SPAK, askush nuk e merr mundimin që të dënojë Xhensila Pinen.
Mesa duket ligjet nuk prekin njerzit që qëndrojnë pranë “botës së ligjeve” apo edhe vetë komisioneret të cilët me shumë zhurmë u zgjodhën si njerzit pa asnjë precedim penal apo si elita e pastër e shoqërisë prej nga të cilët do kryehej edhe pastrimi i sistemit të drejtësisë.
Por plotësimi i një kallëzimi penal nga një qytetar më datë 06.11.2020 ka rikthyer edhe një herë vëmendjen ndaj komisioneres Pine.
Pavarësisht fakteve dhe të dhënave që nxjerrin fajtore komisioneren Pine, drejtësia hesht për të mbrojtur veten dhe Pinen gjithashtu. Duket qartazi sesi po ndërtohet reforma në drejtësi dhe komisionerët që po vlerësojnë këtë vetting.