Më shumë se 76 orë pas tërmetit të së hënës që goditi Turqinë jugore, tre familjarë janë nxjerrë gjallë nga rrënojat e një ndërtesë në qytetin e Gaziantep.
Mithat Tabur dhe djemtë e tij Ersin, 30 vjeç dhe Mustafa, 26 vjeç, u shpëtuan nga rrënojat e një pallati 8-katësh, ndërsa në operacion e kërkimit u përfshinë edhe fqinjët e tyre.
Gruaja e Tabur, Ayer, u gjet në kuzhinë pa shenja jete. Më shumë se 100 njerëz jetonin në ndërtesë dhe rreth një e katërta e banorëve shpëtuan.
Omer Kocok tha për CNN se kushërinjtë e tij kishin kontaktuar me ekipet e shpëtimit me celularë, duke i treguar se ishin gjallë.
Omer doli vullnetar për të ndihmuar punonjësit e shpëtimit për të gjetur kushërinjtë e tij.
“Është përgjegjësia jonë. Ata do të bënin të njëjtën gjë nëse ne do të ishim në të njëjtën situatë”, tha ai.
Mustafa punonte si inxhinier ndërtimi në një institucion shtetëror.
Më shumë se 21.000 njerëz kanë vdekur në të Turqi e Siri dhe punonjësit e shpëtimit tani po garojnë me kohën për të gjetur të mbijetuarit në rrënojat e ndërtesave të shembura.
Të paktën 78.124 njerëz u plagosën në të gjithë Turqinë dhe Sirinë, sipas autoriteteve.
Një autokolonë ndihmash e OKB-së udhëtoi nga Turqia në Sirinë veriperëndimore të enjten.
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, António Guterres tha se është i hapur për të ofruar ndihma nëpërmjet pikave kufitare shtesë, përveç Bab al-Haëa, i cili është i vetmi korridor i ndihmës humanitare i miratuar nga OKB-ja midis Turqisë dhe zonave të kontrolluara nga rebelët në Sirinë veriore. .