Alarm për situatën e Covid në Kosovë. Përgjatë 24 orëve të fundit, Kosova ka regjistruar 2.410 teste të kryera dhe 444 raste pozitive me covid. Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka bërë me dije se brenda ditës humbën jetën 13 qyetarë, si pasojë e sëmundjes.
Gjithashtu, bëhet e ditur se janë shëruar 452 pacientë dhe numri i përgjithshëm i të shëruarve shkon gjithsej në 62.650 persona, ndërsa rastet aktive me të prekur nga covid është 9.761.
Rastet fatale janë nga komunat: Gjakovë 3 raste (82, 87, 73 vjeç), Prizren 3 raste (83, 75, 68 vjeç), Ferizaj 2 raste (71, 69 vjeç), Dragash 1 rast (68 vjeç), Klinë 1 rast (74 vjeç), Pejë 1 rast (81 vjeç), Prishtinë 1 rast (78 vjeç) dhe Suharekë 1 rast (43 vjeç).
Numri total i rasteve pozitive është 74.079 kurse bilanci i viktimave është 1, 668.