Sipas vendimit u vërtetua që marrëdhëniet e komisioneres Sanxhaktari, Karanxhës dhe Top Channel të jenë të tilla që do të përbënin arsye për njëanshmëri apo mungesë obiektiviteti në proces. U vërtetua që ekziston një konflikt interesi mes palëve, por sipas vendimit nuk u vërtetua që të jetë e përfshirë Sanxhaktari. Sipas supozimeve të KPK nuk u vërtetuan pretendimet për nxjerrje informacioni apo ndikim nga ana e saj. Prandaj edhe trupa gjykuese vendosi të refuzojë kërkesën e Ervin Karanxhës për përjashtimin e komisioneres Valbona Sanxhaktari nga ky komision.
Sanxhaktari jeton në të njëjtin pallat me me Drejtorin e Përgjithshëm të Top Channel dhe të dy së bashku janë parë duke biseduar në një lokal afër stadiumit Air Albania dhe madje takimi është bërë në periudhën që pikërisht ky television kryente sulme të njëpasnjëshme ndaj prokurorit Karanxha për të deniguruar figurën e tij para publikut. Një provë mëse e mjaftueshme që konfirmon lojërat dhe prapaskenat e turpshme ndaj një individi të pastër si Karanxha. Edhe pse për më shumë se tre muaj Top Channel ka sulmuar në mënyrë konstatnte prokurorin bashë më familjen e tij, mesa duket këto fakte nuk i bëjnë përshtypje trupës gjykuese.
Olsi Komici, Firdes Shuli dhe Suela Zhegu ishin përpgjegjës për të interpretuar faktet, por zgjodhën të mbanin anën e padrejtësisë, anën e Valbona Sanxhaktarit dhe të një llumi mediatik sic është shëndërruar Top Channel. Deformimi i të vërtetës, manipulimi i fakteve është kthyer tashmë në personifikimin e këtij televizioni duket devijuar nga misioni i vetëm i gazetarisë, vërtetësia.
Prokurori shikonte si dritë shprese për zgjidhjen e këtij ngërci Këshillin e Lartë të Prokurorisë, por që letra e dërguar nuk mori përgjigjen dhe mbështetjen e pritur edhe pse faktet flisnin tërësisht ndyshe.
Nuk është parë në asnjë vend të botës që një media “e lirë” ta ketë rrugën e lirë e duke ushtruar presion në mënyrë të vazhdueshme, pothuajse çdo ditë, me qëllimin e vetëm sharkimin e prokurorit Karanxha, sic bën “Top channel” apo marionetat e saj si gazeta “Shqip”. Lajmet synonin përhapjen e lajmeve të rreme ndaj prokurorit dhe ndaj familjarëve të tij me qëllim për të ulur dinjitetin e tij dhe të familjes për arsye politike dhe personale.