Kreu i KLSH takim me drejtuesen e BKH-së/ Ja çfarë u diskutua

Kryetari i Kontrollit të Lartë të Shtetit, z. Arben Shehu sot zhvilloi një takim pune me Drejtorin e Byrosë Kombëtare të Hetimit, znj. Aida Hajnaj në ambientet e KLSH.

Në fokus të takimit ishte diskutimi lidhur me procesin e punës së Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe Byrosë Kombëtare të Hetimit në vazhdimësi.

Kreu i KLSH-së dhe drejtuesja e BKH-së deklaruan se thelbësore mbetet intensifikimin e punës për evidentimin dhe vendosjes para organeve të drejtësisë të shkelësve të ligjit.