Krimi “lundron” në ujërat e  Kanionit të Lumit Sinec/ Kryeoligarku Pëllumb Salillari kapet në flagrancë duke korruptuar funksionarët e shtetit

Mungesa totale e shtetit dhe lënia e territorit nën thundrën e krimit, ka krijuar një situatë të përkeqësuar në jetën e qytetarëve, të cilët dhunohen, diskriminohen dhe gjakosen me lejen vetë lejen e shtetit.

Rasti në Berat është vetëm episodi i radhës, që ka plotësuar serialin e përhershëm ku fjalët ligj, rend, siguri tashmë janë bërë të huaja. Disa oligarkë me në krye zhvatësin Pëllumb Salillarin janë përgjegjës të kësaj psikoze dhune që ka zaptuar vendin.

Çuditërisht Pëllumb Salillari nuk ka qenë gjë tjetër veçse një faturino autobuzi që u shëndërrua në ndërtues i rrugëve publike dhe i veprave më të mëdha infrastrukturore në të gjithë vendin, me anë të marrëveshjve të bëra në obskuritet me krimin.

Pëllumb Salillari së fundmi është kapur në flagrancë duke korruptuar drejtuesit e policisë Berat njëkohësisht funksionarë të shtetit. Në pamjet e mëposhtme duhet qartë partneriteti mes tyre, kjo  pasi çështja mund të zgjidhet vetëm me ndërmjetësimin dhe kontributin e devollshëm të krimit. Ryshfeti është kthyer në mjetin kryesor për arritjen e aferave kriminale kundër ligjit dhe kushtetutës.

 

Ketij njeri iu desh të hidhte shuma të mëdha lekësh në favor të fushatës së pushtetit, qoftë në zgjedhjet lokale, qoftë në ato të përgjithshme .  Kryetari i i Bashkisë së Beratit i detyrohet shumë Pëllumb Salillarit, prandaj “i fal” leje ndërtimi aty ku t’i teket pavaresisht se shkel totalisht mirëqenien e qytetarëve të asaj zone.
Po çfarë kusuri i kanë qytetarët banditëve si Pellumb Salillari që me  grykësinë e pushtetit u hedhin baltë dhe shkatërrojnë atë në na ka falur natyra.

Prej javësh tashmë banorët kësaj zone po ezaurohen duke protestuar kundër ndërtimit të ujësjellësit, me argumentimin se tenderi i bashkisë së Kuçovës me vlerën marramendëse 361 milion lekë të reja, nuk është gjë tjeter veç se një tjetër aferë korruptive e kryebashkiakut Hajdari.

Sipas banorëve të zonës, ky i fundit me paturpësinë më të madhe ka miratuar lejë ndërtimi të një ujësjellësi, në Kanionin e Lumit Sinec, pavarësisht faktit se kjo zonë është e mbrojtur dhe shpallur  monument Natyre me vendimin e Këshillit të Ministrave të vitit 2002.

Heshtja ka kapluar jo vetëm institucionet përgjegjëse për të reaguar por edhe vetë mediat, e cila duket e pashqetësuar edhe pse krimi po lulëzon  në Berat. 123 banorët e fshatit Lumas në Kuçovë, i kanë kërkuar gjykatës të pezullojë në mënyrë te menjëhershme punimeve e kompanisë ndërtuese, “Salillari”. Madje banorët kanë paraqitur në prokurorinë e Posaçme SPAK dhe një kallëzim penal për “Shpërdorim detyre”, kundër kryetarit të bashkisë së Kuçovës Kreshnik Hajdari.

Nga ana tjetër qëndron biznesmeni Pëllumb Salillari,  i cili nuk duhet fajësuar se pse  zanati i tij është gjetja e hapsirave që ta lejojnë atë të pasurohet dhe të krimbet me para.

Kemi një sistem ku një grup oligarkësh kanë kapur gjithë ekonominë. Jo thjeshtë vetëm përmes koncesioneve, por në gjithë jetën ekonomike duke u shëndêrruar në një organizatë kriminale. Më të bashkuar se kurrë oligarkët, politikanët duke përdorur administratën e kanë varrosur drejtësinë dhe  po triumfon paraja e pisët e ekonomia kryekëput kriminale. Ekonomia e Shqipërisë është bërë njësh me krimin e organizuar dhe korrupsionin, në nivelet më të larta pushtetare dhe shtetërore dhe si rezultat janë pasuruar një grusht qeveritarësh dhe oligarkësh duke sakrifikuar qytetarët e thjeshtë dhe të ndershëm të ketij vendi.