Me marrjen e dozës së parë, Johnson i bashkohet 26 milionë britanikëve që kanë bërë të njëjtën gjë në Britaninë e Madhe.
“Të gjithë, kur të merrni njoftimin për të shkuar e për t’u vaksinuar, ju lutemi shkoni dhe bëjeni. Është gjëja më e mirë për ju, gjëja më e mirë për familjen tuaj dhe për të gjithë të tjerët. Mos më dëgjoni vetëm mua, dëgjoni të gjithë shkencëtarët, dëgjoni Agjencinë e Barnave të Bashkimit Evropian, çfarë ka thënë MHRA (Agjencia Rregullative e Barnave dhe Produkteve Shëndetësore). Rreziku është COVID..” tha kryeministri.