Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, gati sa nuk po e mbyll mandatin katërvjeçar pa u mbajtur mend për asgjë, përveç disa tenderave korruptivë, një prej të cilëve për padronin e tij Pëllumb Salillarin, me vlerë 4 milionë euro, për ndërtimit të paligjshëm të ujësjellësit mbi kanionin e lumit Sinec të Lumasit, që është një Zonë e Mbrojtur.
Kryetari i Bashkisë së Kuçovës, Kreshnik Hajdari, ka filluar fushatën për një mandate të dytë dhe po mundoht të mashtrojnë njerzite e varfër të kuçovës . në Kuçovë bvarfëria është ulur këmbëkryeq për shkak të politikave si të qeverisë po ashtu edhe për keqmanaxhimin e punës së Kryetarit të bashkisë z. Hajdari.
Kreshnik Hajdari ka dalë në fushatë i veshur me rroba firmato, të kohës së fundit, dhe trendi ai ka dalë në fushatë me një xhaketë të kuqe që kushton 900 dollarë ku ndërkohëpopulli i vetë nuk ka bukë për të ngrënë dhe varfëria është në çdo cep të qytetit.
Padyshim se lekët për këto veshje vijnë nga aferat dhe tenderat korruptiv, fiktiv dhe ku paratë nuk janë investuar për qëllimin që janë dhënë. Një ndër tenderat është dhe tenderi për rehabilitgimin e qënve të rrugës, tender ky i vjedhur. Nga ana tjetër qyteti gëlon nga qentë endacakë, që janë kthyer edhe në rrezik për qytetarët.
Hajdari do të mbahet mënd për vjedhjen e lekëve të varrezave. Hajdari në 15 tetor 2021, ka firmosur shpalljen e fituesit për dhënien me konçension të varrezave të qytetit deri në vitin 2025, shërbime të cilat nuk bëhen kurrë.
Nga dokumentacioni rezulton se janë përjashtuar nga gara të gjitha kompanitë, përveç firmës fituese, që është kompania “Pienvis” e ish deputetit të PS-së Pilo Keri, me ofertë 13 983 628,00 lekë, ndërsa fondi limit ishte 14 527 520,00 lekë. Pilo Këri është krushku i Pëllumb Salillarit.