Ku ka zë nuk është pa gjë/ Nisma Thurrje padit në SPAK Erion Veliajn

Ditën e sotme Nisma Thurje ka depozituar një kallëzim në Prokurorinë Speciale Antikorrupsion, për Kryetarin e Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj. Ky kallëzim erdhi pikërisht prej përgjimeve e anëtarëve të Ndraghetës të kryera nga prokuroria italiane, për lidhjen  mafias me ndërtimet në Tiranë. Pikërisht sepse tenderat po merren nga kompani fantazmë, kompani që korruptojnë zyrtarët e lartë shqiptarë.

Përfaqësuesi i Nisma Thurje akuzoi SPAK-un se nuk po heton 1000 dosjet e gjyqtarëve që janë në SPAK, madje thotë se bashkë me kallëzimin e tyre, u bë si përralla e 1001 dosje që rrinë  në stok dhe nuk do t’ia dijë njeri për këtë denoncime dhe korrupsione.

Një tjetër përfaqësues i Nisma Thurje, Pano Soko, cilësoi se pallatet vetëm se ndërtohen dhe çmimet vetëm se rriten.

Kur rritet sasia bie çmimi dhe e anasjellëta por çuditërisht në Tiranë ndodh e kundërta. Ekonomia shqiptare po shkon në kolaps.

Mesa duket, këtë vend po përpiqen ta kthejnë në kupolën e tyre, jetesë me standarde të larta që vetëm politikanët, gjyqtarët dhe prokurorët e korruptuar mund të jetojnë.