Deri më 2013, kur punonte pranë Sali Berishës kryeministër, “Ylli” çonte çdo informacion te Ilir Meta paçka se ishin bashkë në pushtet, spiunllëk që vazhdoi deri në vitin 2017 kur ishte pranë Bujar Nishanit, prandaj “Ylli” nuk u “shua” as gjatë presidencës së Ilir Metës, madje “shkëlqeu” më shumë; por këto 4 vite me spiunime në favor të Bablokut, nëpërmjet një ministri të rëndësishëm nga Gjirokastra.
Në çdo duel publik me presidentin Ilir Meta, kryeministri Edi Rama ka qenë dhe është përherë një hap para tij, duke i asgjësuar çdo skenar që ka bërë veçmas apo me Sali Berishën, për ta denigruar, dëmtuar e rrëzuar nga pushteti.
Është një “yll” në tokë, që i dërgon paraprakisht Edi Ramës, “sinjale satelitore” për çdo lëvizje që mendon e çdo skenar që Ilir Meta, bën si kundër Ramës ashtu edhe kundër ndërkombëtarëve, duke i djegur çdo plan ende pa nisur zbatimi.
Aq përpara është, sa shpesh në parlament, në konferenca shtypi dhe në mediet e tij, Edi Rama ka paralajmëruar dhe piknikët që ka bërë nëpër male, banketet me trafikantët, pazaret me Sali Berishën dhe personat pranë Ramës që kanë shkuar natën në Presidencë e Lalz.
Fillimisht, Ilir Meta mendonte se e spiunonin gardistët e familjes. Por “Ylli” që ka në Presidencë, i tha se e spiunonte sekretari Alqi Ballko, të cilin e largoi; dhe krijoji bindje, kur Rama e emëroi Bllakon Drejtor të Agjensisë Kombëtare të Ujëra-Mbetjeve e më vonë deputet.
Mirëpo spiuni është vetë “Ylli i Madh”, siç e quajnë në grupin e afërt presidencial e personal të Ilir Metës, i cili është i afërt familjar i një ministri të rëndësishëm nga Gjirokastra, përfshirë në interesa të shumta me pushtetin “Rilindja”.
Nëpërmjet këtij ministri, “Ylli” i çonte dhe i çon Edi Ramës çdo informacion, prandaj Rama e ka ditur paraprakisht, se kur Meta e Berisha takoheshin në Lalz e Gjakovë dhe çfarë planesh bënin.
E dinte, cilët ligje nuk do dekretonte Ilir Meta, madje para së bëhej dekreti i rrëzimit, Rama merrte argumentetet kundër dhe dinte emrat e juristëve jashtë Presidencës që i bënin relacionet.
Deri më 2013, kur punonte pranë Sali Berishës kryeministër, “Ylli” çonte çdo informacion te Ilir Meta paçka se ishin bashkë në pushtet, prandaj atëherë Ilir Meta, mësonte çdo gjë dhe ishte një hapa para Berishës, spiunllëk që vazhdoi deri më 2017 dhe kur “Ylli” ishte pranë Bujar Nishanit.
Për këtë shërbim, “Ylli” nuk u “shua” as gjatë presidencës së Ilir Metës, madje shkëlqeu më shumë, por këto 4 vite me spiunime kundër këtij të fundit e në favor të Edi Ramës.
Për të mësuar emrin e tij po themi dy fakte: “Ylli” e Ilir Meta kanë të përbashkët punën në presidenë, ndërsa të njëjtë kanë vetëm datëlindjen më 24 mars.