Kush ishte “spiuni” që denoncoi blerjen e votave nga Fredi Beleri? Kandidati i kishte premtuar 500 euro nëse…

Euro dhe lekë, premtime për dhënien e shtetësisë greke por edhe sigurimin e pensioni nga qeveria helene. Këto kanë qenë premtimet kryesore të blerjes së votave nga Fredi Beleri, sipas dosjes së përgatitur nga Prokuroria e vlorës për akuzat e ngritura ndaj kandidatit fitues të kualicionit “Bashkë Fitojmë”. Këto kanë qenë premtimet kryesore të blerjes së votave nga Fredi Beleri, sipas dosjes së përgatitur nga Prokuroria e vlorës për akuzat e ngritura ndaj kandidatit fitues të kualicionit “Bashkë Fitojmë”.Sipas informacioneve të marra në përputhje me ligjin dyshohet se disa shtetas në territorin e Bashkisë Himarë, merren me aktivitet kriminal në fushën e krimeve zfjedhore dhe më konkretisht me shitblerjen e votës, duke u premtuar qytetarëve të ndrushëm ofrimin e shumave të caktuara në të holla kundrejt dhënies së votës. Dyshohet se personat e përfshirë i përkasin subjektit politik “Bashkë fitojmë” dhe deri më tani rezultojnë të jenë shtetasit Dhionisios Beleri, Sihat Guraj, Andrea Besnik Zeneli, Bledar Zihni Janushaj, Bashkim Sami Davacaj dhe Koço Minella Balla. Nga të dhënat disponohet se këta shtetas në bashkëpunim me njëri-tjetrin kundrejt përfitimeve materiale të marra nga kandidati për kryetar bashkie për Kryetar Bashkie i Aleancës politike “Bashkë fitojmë” marrin shuma me vlera monetare nga kyy i fundit dhe i shpërndajnë ato kundrejt premtimit për votë nga shtetas të ndryshëm në Njësinë Administrative horë-Vramsht dhe fshatrave që përmbledh kjo njësi administrative.Po kështu, dyshoh se shtetasi Sihat Gurajh, si një nga bashkëpunëtorët më të ngushtë të Dhionisis Beleri, pasi merr shuma të konsiderueshme parash në euro dhe lekjë nga ky i fundit, këto shumë parash kryesisht ua jep personave të tretë që ka rekurutar për këtë qëllim në zona të ndryshme në territorin që mbulon Bashkia Himarë, të cilët dyshohen se shpërndajnë për çdo votues një shumë të përafërt me 50-200 mijë lekë të reja, ose 50-200 euro si dhe ndër favoret që këta shtetas iu kërkojnë në këmbim të votës pro subjektit të tyre është premtimi për përfshirjen në skema për përfitimin e shëndetësisë greke dhe përfitimin e pensionit në shtetin grek. Këto premtime janë bërë nga kandidati Beleri.