Ky është 66 vjeçari i gjendur pa shenja jete në Mitrovicë

(E plotësuar) – SH.M. 66-vjeç nga Mitrovica, është gjetur sot rreth mesditës pa shenja jete në një shtëpi të pabanuar afër liqenit në Mitrovicë.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë njësitet përkatëse policore, si dhe ekipi i mjekësisë ligjore.

Burime të KosovaPress-it kanë bërë të ditur se viktima është gjetur i varur në litar dhe deri tani nuk dihet motivi i kësaj ngjarje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka konfirmuar ngjarjen për KosovaPress, duke thënë se trupi i pajetë i viktimës është personi për të cilin një ditë më parë ishte raportuar nga anëtarët e familjes së tij, si person i zhdukur.

Zahiti: Trupi i pajetë i viktimës është personi i raportuar i zhdukur

“Mund të konfirmoj se sot rreth orës 11:30 kanë hasur në trupin e pajetë të viktimës, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes, ndërsa nga rrethanat tjera bëhet e ditur se trupi i pajetë i viktimës është personi për të cilin një ditë më parë ishte raportuar nga anëtarët e familjes së tij si person i zhdukur”, ka thënë Zahiti.

Ai shtoi se trupi i pajetë është dërguar për obduksion në Prishtinë dhe rasti është cilësuar si vdekje e dyshimtë. 

***

Një person është gjetur sot pa shenja jete në Mitrovicë.

Policia dhe zjarrëfikësit kanë dalur në vendin e ngjarjes, përkatësisht afër Liqenit ku është evidentuar trupi i pajetë i një personi.

Sipas mediave viktima është 66 vjeçari, Shemsedin Miftari.

Image

Shemsedin MiftariFOTO GALERI

Deri tani nuk dihen shkaqet e vdekjes, mirëpo dihet se dje familjarët e kishin lajmëruar të zhdukur.