LAJM I FUNDIT/ Arrestohet ish-juristi i Hipotekës

Ish-juristi i Hipotekës në Lushnje, Selami Kasapi është vënë në pranga nga policia. Raportohet se ai akuzohet për shpërdorim detyre e falsifikim dokumentesh.

Kasapi ka shërbyer pranë Hipotekës në vitet 2014-2016 ku ka regjistruar prona në emër të disa personave.

Ndaj tij kishte një dënim në 2020 nga Gjykata me 12 muaj burg si dhe masë sigurie arrest me burg.