Lëkundje sizmike janë regjistruar mbrëmjen e sotme në qytetin e Pogradecit dhe Elbasanit. Sipas EMSC tërmeti ka qenë me magnitudë 4.4 ballë i shkallës Rihter.
Thellësia e këtij tërmeti ka qenë 2 km, ndërsa epiqendra rreth 22 km në perëndim të Pogradecit. Dridhjet e tokës u ndjenë edhe në qytetin e Elbasanit, rreth 32 km në drejtim jug-lindje.