Lidhi djalin në makinë me zinxhirin e qenit/ Arrestohet 54-vjeçari shqiptar

Në prangat e policisë italiane ka rrënë një 54-vjeçar shqiptar pasi është akuzuar për dhunë të vazhdueshme ndaj gruas dhe djalit të tij 16-vjeçar.

Dyshohet se në fillim të muajit 54-vjeçari kishte lidhur të birin në makinë me një zinxhir dhe e kishte goditur me shufër hekuri.

E gjitha kjo kishte ndodhur pasi 16-vjeçari ishte shoqëruar me një shok të cilin I ati nuk e pëlqente. Pas hetimeve të kryera nga policia, 54-vjeçari me iniciale X.R u vu në prangat e policisë.

Ishte adoleshenti, i cili kishte shkuar në rajonin e policisë për të kërkuar ndihmë. Sipas mediave italiane, autoritetet thërritën gruan dhe burrin në stacionin e policisë qe pas pyetjeve të bëra konfirmoi historinë e djali të saj.

Gruaja rrëfeu se bashkëshorti ushtronte dhunë sistematike si tek ajo dhe tek i biri dhe shpesh herë ka përdorur dhe rripin.