Është lënë i lirë Rrok Pepaj, babai i Danjel Pepajt, i cili dyshohet si autori i vrasjes së Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj në Vrith të Malësisë së Madhe.
Rrok Pepaj u arrestua pas ngjarjes së rëndë, nën akuzën se kishte dijeni për parcelën e hashashit, për të cilën ndodhi edhe ngjarja e rëndë.
Mbrojtja është shprehur se arrestimi i Pepajt ishte i padrejtë, raporton faxnews. 62-vjeçari është lënë i lirë pasi nuk kishte prova se parcela me kanabis ishte e tij.
Në lidhje me ngjarjen e rëndë ai tha se përgjegjësitë janë individuale.
Kujtojmë që ngjarja e rëndë ka ndodhur në tetor të 2020, ku Daniel Pepaj, dyshohet se ka vrarë Vilson Çutaj dhe Klement Pepaj, të cilët u gjetën të pajetë pranë parcelave me drogë.