Maldini nis fushatën përforcuese, Milani tenton tre afrime të rëndësishme në ditën e fundit të merkatos

Jemi në 12 orët e fundit përpara përfundimit të merkatos së dimrit dhe Milani nuk ka gjasa të bëjë ndonjë gjë të rëndësishme për të përmirësuar cilësinë dhe sasinë e skuadrës. “SportMediaset”, për shembull, flet për tentativat e “minutës të fundit” për portierin e Atalantas, Marko Sportielo dhe romanistin Nikolo Zaniolo.Por ato duken operacione shumë të komplikuara për t’u vendosur në këto çaste. Kjo për shkak të pretendimeve të klubeve. Bergamaskët kërkojnë të paktën 5 milionë euro për gardianin, kontrata e të cilit skadon pas 5 muajsh.

Një shifër tepër e lartë, aq më tepër që Milani sapo ka blerë një portier (Vaskez) e me Menjanë që është pranë rikuperimet.

Sa i përket Zaniolos, situata në kryeqytet është bërë e nderë. Klubi duhet ta shesë për të mos e mbajtur deri në verë, kur lojtari të hyjë në vitin e fundit të kontratës.

Bërnmëthi është refuzuar nga fantazisti, i cili pret një sakrificë të “Djallit” për ta blerë gjatë ditës së sotme, kur në 20:00 përfundon edhe afati për merkaton.DOZË RINIE – Ndërkohë drejtuesit kuqezi Maldini dhe Masara mund të përpiqen më pas të nënshkruajnë me Dario Ozorion, kilian i ditëlindjes 2004, për të cilin “Universidad de Chile”-s i janë ofruar 6 milionë euro.

Ndërkohë, po sipas “Sportmediaset”, Milani po synon Stefanos Tzimas. I lindur në vitin 2006, deri më tani ka shënuar 7 gola në 16 ndeshje me ekipin e dytë të PAOK-ut të Selanikut.

Sidoqoftë, i riu grek, që pëlqehet edhe nga Fiorentina, nuk do të mund të largohet për shkak të një klauzole të futur në rinovimin e fundit të kontratës së tij.