Mbi 3000 raste të reja me COVID në Greqi, shënohen 22 viktima

Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 3076 raste të reja me COVID. Ndërkohë kanë ndërruar jetë 22 pacientë të cilët po merrnin trajtim ,mjekësor në spital.Numri i pacientëve që ndodhen aktualisht në intubim është 337.Greqia po përjeton rritje të vazhdueshme  të rasteve të reja me COVID që pas shfaqjes së variantit Delta.Këtë të hënë infeksionet e reja kapën shifrat e mbi 4000 rasteve duke shkuar në trendet e muajit mars.