“Mbin” në mes të Sarandës pallati gjigand pa leje ndërtimi/ Thirrjet për “drejtësi” injorohen nga shefja e IMT-së Romina Pulaj

Në krye të Inspektoriatit të Mbrojtjes së Territorit në Bashkinë Sarandë qëndron një person që zbaton ligjin në mënyrë seklektive. Jo pa arsye Romina Pulaj ngjiti kaq shpejt shkallët e karrierës duke u bërë pjesë fundamentale e institucioneve më të rëndësishme në Bashkinë Sarandë.

Rasti korruptiv që i bërë publik nga ana e portalit infront.org mesa duket kanë rënë në vesh të shurdhët nga ana e organeve kopetente. Romina Pulaj edhe pse është telefonuar disa herë për të dhënë një përgjigje në lidhje me rastin e kapur në flagrancë, nuk ka denjuar të përgjigjet. Heshtja e saj tregon qartë lidhjet me krimin dhe kriminelët duke u rënë në kurriz njerëzve që punojnë dhe jetojnë më djersë dhe drejtësi.

Edhe pse është në dijeni për rastin konkret kjo person ka zgjedhur me vetëdije të plotë ta injorojë situatën pavarësisht faktit se detyra e saj i kërkon të marr masa të menjëhershme për të ndaluar zinxhirin e padrejtësisë.

Inspektoriati i Mbrojtjes së Territorit i këtij qyteti po lejon haptazi që shoqëria NOKU-O-S-2008  të vazhdojë punimet pa leje ndërtimi, madje edhe mes të ditës.

Padia e një qytetari të ndershëm si Zambak Beqiraj, jo vetëm që nuk u degjua nga institucionet e Drejtësisë, por diskriminohet dhe i cënohet prona nga një bandë gjyqtarësh dhe një krytare bashkie të zhytur thellë në llumin e korrupsionit.