Komisioni hetimor për hetimin e shkeljeve kushtetuese nga Presidenti i Republikës së Shqipërisë nisi sot mbledhjen me pranimin e detyrës nga eksperti ligjor, Artan Spahiu.
Artan Spahiu është thirrur sot nga Komisioni, teksa ka deklaruar para anëtarëve se e pranon detyrën për të qenë ekspert ligjor pranë Komisionit Hetimor Parlamentar për shkarkimin e Metës.
Anëtari i komisionit Spartak Braho ka kërkuar të vihen në dispozicion pamjet filmime të presidenti Ilir Meta gjatë fushatës elektorale.
Në vijim të punës, para komisionit hetimor për shkarkimin e Metës u paraqitën disa video me deklaratat e kreut të shtetit, para zgjedhjeve të 25 prillit.
Videot nisin me përplasjen e presidentit Meta me policinë bashkiake në selinë e Frymës së Re Demokratike dhe vazhdojnë me deklaratat ku i bën thirrje qytetarëve që në 25 prill të rrëmbejnë cfurqet për të mbrojtur votën.
Sipas komisionit, këto janë të tjera prova që Ilir Meta ka shkelur Kushtetutën.