Helidon Gjikoka në bashkëpunim Ariton Kasaj rezulton se ka përdorur formularin e falsifikuar si dhe dokumenta të tjera të falsifikuara me qëllim për të vjedhur nëpermjet mashtrimit pronen e ligjshme të Ilir Kokës. Edhe pse prona dhe trualli rezultonte si pjesë e ligjshme e vellezerve Koka, me anë të mashtrimit ka kaluar në pronesi të Helidon Gjikoka me ndihmen e Ariton Kases.
Të dy në bashkëpunim kanë kryer vepren penale të “Mashtrimi me pasoja të rënda e kryer ne bashkëpunim” dhe të “Falsifikim i vulave dhe Stampave ose i formularve e kryer në bashkepunim në dëm te viktimes Ilir Koka” e kryer ne bashkepunim, parashikuar nga nenet 143/3-25 dhe 190/2 Kodit Penal.
Gjithashtu janë konstatuar mbi 20 dokumenta të falsifikuara të kryera nga banda e ALUIZNIT Vlorë dhe e zbardhur në mënyrë të detajuar nga Vezir Gjikoka( djali i Xhaxhait të shtetasit Helidon Gjikoka), i cili ka pranuar të bashkëpunoj me drejtësinë dhe ka treguar hollësi mbi hetimet e kryra nga Prokuroria e Tiranës. Aktualisht Vezir Gjikoka mban postin e juristit në Agjencinë Shtetërore të Kadastrës Vlorë.
Prandaj edhe prokurori Ervin Karanxha sekuestori pasurinë e paluajtshme përfituar me lejen e legalizimit Nr .211988 datë 20.09.2018, për objektin kompleks shërbimi , me adresë: Gjilekë Bashkia Himarë , zona kadastrale 1739, Nr.pasurisë 200/301, sip. e parcelës ndërtimore 1353 (njemije e treqindë e pesëdhjetë e tre ), sip. Totale e ndërtimit për banim 451 m2 dhe çdo veprimi tjetër, pasuri për të cilën kanë dalë vërtetimi hipotekor me nr 84 datë 28.01.2019 .
Sekuestrimi është kryer sipas të dhënave në të pasqyruara në regjistrin hipotekor me nr 84 datë 28.01.2019 e cila ndodhet në në zonën kadastrale 1739 vërtetim i cili është në emër të kriminelit Helidon Gjikoka.