Mbytet në lumin Devoll adoleshentja që kishte shkuar të lahej me shokët

Një lajm i hidhur raportohet nga Berati.

Një adoleshente G.K., 14 vjeçe, mësohet se është mbytur në lumin e Devollit, por nuk dihet identiteti i saj.

Ajo bashkë me shokët u futën për t’u larë në lumë, në fshatin Fermë Partizani, por fatkeqësisht ka ndërruar jetë. Punonjësit e policisë pasi kontrolluan në lumë, gjetën dhe nxorrën trupin e pajetë. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Rrethanat e ngjarjes së rëndë do të bëhen me dije më pas, duke pritur dhe një njoftim zyrtar nga policia lokale. Newsbomb do ju mbajë të informuar për rastin në fjalë