Me firmë nga lart për të ndërtuar dhe me urdhër po nga lart për të shembur – Durrësi mes lojës së dyfishtë të shtetit dhe abuzimit institucional

Mbrëmjen e djeshme, fadromat e IKMT-së (Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit) ndërhynë sërish në bregdetin e Durrësit për të vijuar aksionin e shembjes së ndërtimeve të konsideruara pa leje. Por mes objekteve të prekura, ndodhej edhe një subjekt privat që, sipas dokumentacionit zyrtar, gëzonte të gjitha lejet për funksionim të ligjshëm.
Subjekti “Shtëpia e Luleve – Kamelja” sh.p.k., që ushtronte aktivitet si beach-bar, hotel dhe dhoma plazhi, ishte pajisur me leje për strukturë shërbimi në stacion plazhi në datën 29 maj 2023, e miratuar nga Këshilli Kombëtar i Territorit dhe e firmosur nga sekretarja e këtij institucioni, znj. Ledia Tota.

Fadromat e IKMT në plazhin e Durrësit, pronarja: Na dhanë lejeFadromat e IKMT në plazhin e Durrësit, pronarja: Na dhanë leje
Sipas dokumenteve zyrtare, leja u dha për një strukturë shërbimi në parcelën DR-791 në zonën e Rrashbullit, me një sipërfaqe prej 600 m² të marrë me qira për një afat 5-vjeçar nga Bashkia Durrës dhe Agjencia Kombëtare e Bregdetit.

Administratores i është premtuar dhe më pas mohuar e drejta për të ushtruar veprimtarinë.
Livia Marku, arkitekte dhe administratore e subjektit, thotë se leja ishte dhënë pas një procesi të rregullt aplikimi, përmes platformës zyrtare dhe me dokumente të protokolluara që nga viti 2021 deri në miratimin përfundimtar në 2023.

Ajo ka investuar në strukturën sipas kushteve të përcaktuara në leje dhe ka paguar taksat e nevojshme për shfrytëzimin e hapësirës publike.Ky rast ngre pikëpyetje serioze për sigurinë juridike të investitorëve në zonat bregdetare. Lejet zyrtare të dhëna nga vetë shteti, të firmosura dhe të protokolluara, duket se nuk garantojnë më asnjë mbrojtje ndaj vendimeve të njëanshme të prishjes.

Edhe pse në dokumentin e KKT-së theksohet se “në rast shkelje të kushteve ligjore të kësaj leje do të merren masa konform ligjit deri në prishje të saj”, në këtë rast nuk është bërë publike asnjë provë për shkelje konkrete nga ana e subjektit që të justifikonte këtë akt drastik.

Në vend të shtetit ligjor, fati i ndërmarrësve varet nga urdhra të paarsyetuar publikisht.
Shembja e lokalit, pa një vendim të zbardhur gjyqësor apo administrativ që të shfuqizonte lejen, krijon precedent të rrezikshëm për pronarët e bizneseve sezonale në vijën bregdetare të Shqipërisë.

Ky rast duhet të trajtohet me transparencë dhe përgjegjshmëri, për të garantuar jo vetëm të drejtën e investitorëve, por edhe besimin e publikut se shteti nuk funksionon mbi bazën e selektivitetit apo arbitraritetit.

Dokumenta bashkëngjitur

Aktualitet