Më shumë se 60 afganë dhe 12 marinsa amerikanë u vranë, ISIS merr përgjegjësinë për shpërthimet në Kabul

ISIS ka marrë përsipër përgjegjësitë mbi sulmet me bomba që ndodhën jashtë aeroportit të Kabulit ditën e sotme.

Më shumë se 60 afganë dhe 12 marinsa amerikanë mbetën të vdekur nga shpërthimet, ndërkohë numri i të plagosurve është shumë i madh.

Në një deklaratë të ISIS, grupi terrorist është shprehur se një anëtar i tyre ka hedhur veten në erë pranë aeroportit të Kabulit.