Policia spanjolle organizoi një operacion të madh kundër trafikut të lëndëve narkotike në disa zona të vendit.
Si rezultat i këtij mega-operacioni u arrestuan mbi 100 persona që transportonin sasi të mëdha marijuane dhe hashashi nga Maroku për në vendet e Europës.
Grupi kriminal e transportonte lëndën narkotike me varka të shpejtësisë së lartë përmes Mesdheut për ta fshehur atë në grykëderdhjen e lumit Guadalquivir pranë Sevillës.
Gjatë operacionit u sekuestruan mbi 5 ton hashash dhe 230 kg marijuanë, si dhe disa armë.