Mes tymueseve, mazhoranca miraton buxhetin e 2024 dhe paketën fiskale për 7 minuta me 74 vota pro

Mazhoranca ka miratuar buxhetin e viti 2024 me 74 vota pro dhe 4 kundër, gjatë se seancës së sotme plenare (7 dhjetor), seancë e cila zgjati vetëm 7 minuta.

Si asnjëherë më parë buxheti i vitit 2024 dhe pr/ligjet e lidhura me të janë miratuar  pa debat por vetëm me kartona jeshil të ngritur nga deputetët e maxhorancës, mes tymueseve të cilat u hodhën nga deputetët e opozitës.

Seanca e sotme nisi me përforcime të punonjësve të gardës për të mos lejuar kaosin e deputetëve të opozitës, por këta të fundit kanë arritur të vendosin karriget në foltore si në të gjitha seancat e  fundit.

Nuk kanë munguar kapsollat dhe tymueset nga deputetët e opozitës, por kjo situata nuk e ka penguar kryetaren e Parlamentit, Lindita Nikolla që të votojë nen për nen brenda 7 minutave buxhetin, duke hedhur poshtë të gjitha amendamentet e opozitës.